Franck Ribery beson te Bayern Munich. Ish-ylli francez, që dikur ka luajtur dhe fituar gjithçka me skuadrën gjermane, ka folur për ambiciet europiane të bavarezëve, në një intervistë për ish-klubin e tij.
“Bayern ka dy synime të mëdha: Të fitojë Bundesligën dhe Champions League. Shpresoj mbi të gjitha që ata të mund të luajnë finalen në shtëpi“, tha Ribery, i cili synon një karrierë si trajner pas tërheqjes nga futbolli.
Gjermanët, të udhëhequr nga Vincent Kompany, megjithatë do të duhet të kapërcejnë pengesa të vështira në rrugën e tyre evropiane, duke filluar me Inter në çerekfinale.
Ish-ylli i Bayern shpreson të shohë ish-klubin e tij të ngrejë trofeun para tifozëve. “Është një moment i mirë për Bayern Munich, ata bënë shumë mirë kundër Bayer Leverkusen dhe kanë një epërsi të mirë në kampionat. Shpresoj që ata të mund të fitojnë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve”, tha Ribery.
“Nga sa kam parë deri më tani ata janë në rrugën e duhur. Por nuk do të jetë një sfidë e lehtë kundër Inter, ata janë një ekip vërtet i fortë. Ata kanë bërë mirë për disa vite tani dhe kanë lojtarë të mirë, do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të mëdha”, tha francezi.
The post Ribery paralajmëron Inter dhe rivalët: Bayern mund të triumfojë në Gjermani dhe Champions appeared first on Telesport.
