Riaj Shaqiri nga AKI tha se kanë një fitore bindëse në komunën e Likovës me rezultat 3 me 1. Shaqiri tha se ka filluar festa pasi është një rezultat i jashtëzakonshëm.

“Ne në total kemi një rezultat 3 me 1 në komunën e Likovës. Para pak çastesh shpallëm fitoren bindëse të kandidatit të AKI-së, Erkan Arifit. Është një fitore shumë e thellë edhe për kundër faktit që në disa vendvotime, në fshatin Sllupçan tentohet të bëhet problem me çështjen e votimit”, tha Rijad Shaqiri./tv21.tv