Aventura e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr duket se është drejt fundit dhe zyrtarizimi i ndajres mund të vijë shumë shpejt. I mësuar me trofe, Cristiano Ronaldo mbyllin sezonin e dytë tek Al Nassr pa asnjë trofe, gjë që duket se e ka trishtuar portugezin dhe po mendon për një destinacion të ri.

Prestigjozja “Mirror” raporton se janë të paktën 5 klube që interesohen për Ronaldon, ku nuk përjashtohet as mundësia për t’u rikthyer në Premier League. Një tjetër pistë është edhe transferimi në MLS, aty ku do të rikthente “luftën” me rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi-n.

Al Ahli

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr, por jo nga liga arabe. Al Ahli, që fitoi Champions League në Azi pak ditë më parë, është një nga klubet e interesuara për yllin portugez. Por klubi arab, ka vetëm një dyshim, nëse Cristiano Ronaldo do të përshtatej dot në sulm me Ivan Toney, me sulmuesin e tyre kryesor. Në anën tjetër, nuk përjashtohet mundësia që anglezi të rikthehet në Europë nëse do që Tuchel ta grumbullojë atë për Kupën e Botës 2026 dhe Ronaldo mund të ishte zëvenduesi i tij perfekt tek Al Ahli.

Los Angeles FC

Ndoshta Ronaldon e ka marrë malli për rivalitetin e dikurshëm me Leo Messi-n dhe mund të zgjedhë të transferohet në MLS. Los Angeles FC është ekipi që interesohet për portugezin, aty ku do të udhëhiqte sulmin bashkë me francezin Oliver Giroud.

Chelsea

Nuk përjashtohet as mundësia për t’u rikthyer në Premier League, por jo më të Manchester United. Chelsea mund të jetë destinacioni i ri për yllin portugez. Edhe pse politika e “Bluve” është t’u besojë kryesisht të rinj, rasti Thiago Silva mbetet një sukses i jashtëzakonshëm për ta, ndaj mund të përsëritet edhe me C.Ronaldon.

Besiktas

Turqia mund të jetë po ashtu destinacioni i ri i C.Ronaldos, aty ku mund të bashkohet me ish-shokun e dikurshëm të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, tani trajner te Besiktash. Ronaldo mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ciro Immobile, pasi italiani pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Sporting Lisbon

Cristiano Ronaldo kërkon që të jetë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës 2026 dhe për të arritur këtë gjë mund ta ndihmojë shumë rikthimi në shtëpi, te Sporting Lisbon, aty ku do të kishte mundësinë të luante edhe në Champions League.

The post Rikthim në PL ose shokë skuadre me Muçin dhe Rashicën, Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Al Nassr appeared first on Telesport.