Bayern Munich do të duhet të bëjë sërish pa Jamal Musiala edhe për disa ditë. Sipas mediave, lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për përballjen e së mërkurës në Champions League kundër Arsenal. Madje as për ndeshjen e Bundesliga kundër Freiburg, këtë fundjavë.

Musiala po vazhdon rikuperimin pas një dëmtimi muskulor të pësuar javët e fundit. Të hënën, lojtari 23-vjeçar ndoqi sërish një program stërvitor individual në kompleksin sportiv “Säbener Straße”, në vend që t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.

Stafi mjekësor i Bayern, në konsultim me trajnerin Vincent Kompany, ka vendosur të mos e përshpejtojë rikuperimin e tij, duke preferuar të shmangë çdo rrezik që mund të cënojë rikthimin e tij të plotë në fushë. Megjithatë, situata mbetet pozitive.

Synimi është që Musiala të rikthehet në fushë brenda fundit të tetorit. Rikthimi i tij mund të përkojë me dy ndeshje shumë të rëndësishme për bavarezët: takimin e Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburg (të mërkurën e ardhshme) ose ‘Der Klassiker’ kundër Borussia Dortmund.

Në cilindo prej këtyre rasteve, talenti gjerman mund të bëjë paraqitjen e tij të parë që nga momenti i dëmtimit.

The post Rikthimi është afër, por te Bayern nuk rrezikojnë me Musiala: Do të mungojë ndaj Arsenal appeared first on Telesport.