Gazetar: Avni Tahiri
Që nga marrja e mandatit si kryetar i Shkupit e deri në 100 ditëshin e parë kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjoergjiesvski tha se është përqendruar në rimëkëmbje të plotë të gjendjes së trashëguar në Qytetin e Shkupit.
Sipas Gjorgjiesvskit, Qytetin e Shkupit e kanë gjetur para kolapsit financiar, me arkë të zbrazët, llogari të bllokuara, punëtor që kanë marrë paga e nuk kanë shkuar në punë, ndërmarrje publike me paga të papaguara, sistem pa disiplinë dhe një borxh prej gati 300 milionë euro.
“Trashëguam ndërmarrje publike me llogari të bllokuara, punonjës pa paga, njerëz që me vite kishin marrë rrogë pa u paraqitur në punë; gjetëm një qytet të shndërruar në deponi, makina të prishura dhe autobusë të mbyllur nëpër garazhe derisa qytetaret pritnin transport. E gjithë kjo, e lënë nga paraardhësit, e shoqëruar me një borxh prej gati 300 milionë eurosh”, deklaroi Orce Gjoergjiesvski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Gjorgjievski tha se gjatë 100 ditëve janë ulur detyrimet mbi 40 milionë euro përmes uljes së shpenzimeve joproduktive dhe menaxhimit racional financiar të qytetit.
“Sa i përket gjendjes financiare, mund të them se trashëguam një arkë të qytetit plotësisht të zbrazët, me detyrime të trashëguara si detyrime aktuale ndaj furnizuesve, ashtu edhe kredi dhe padi, si nga qyteti ashtu edhe nga ndërmarrjet publike. Gjatë 100 ditëve arritëm të ulim detyrimet për më shumë se 40 milionë euro përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive dhe rritjes së të ardhurave përmes disiplinës së plotë financiare dhe menaxhimit racional të pasurisë së qytetit”, u shpreh Orce Gjoergjiesvski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Gjorgjievskit, paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të nisë realizimi i projekteve infrastrukturore në kryeqytet, përfshirë ndërtimin e bulevardit “Ljubljanska”, përfundimin e bulevardit “Boris Trajkovski”, ndërtimin e një rreth rrotullimi në Gjorçe Petrov, ndërtimin e bulevardit “Brigada Maqedono-Kosovare”, si dhe projektin e Luna Parkut. /Alsat.mk
The post Rimëkëmbja e Shkupit në fokusin e 100 ditëshit të parë të Gjorgjievskit appeared first on Alsat.
