Harry Kane dhe Bayern Munich do të vazhdojnë së bashku deri në verën e vitit 2029. Pas fitimit të “Topit të Artë” 2026, sulmuesi anglez ka rinovuar kontratën, duke e zgjatur me dy vite bashkëpunimin e nisur në vitin 2023.
Sipas “Sky Sport DE”, rinovimi shoqërohet edhe me një rritje të konsiderueshme financiare; nga rreth 14 milionë euro në mbi 25 milionë euro në sezon.
Në tri sezone me bavarezët, Kane ka shënuar 156 gola në 161 ndeshje zyrtare, duke fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë dhe dy Superkupa. Gjithashtu, është shpallur tri herë golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman dhe ka fituar dy herë “Këpucën e Artë” europiane.
Një tjetër rekord i tij është arritja e 100 golave në Bundesligë pas vetëm 98 ndeshjesh, shifra më e shpejtë në historinë e kompeticionit.
Në Mynih, Kane ka fituar trofetë e mëdhenj që i mungonin karrierës së tij, por i mbetet ende një objektiv madhor: Champions League.
The post Rinovim dhe “jackpot”, Harry Kane gati dyfishon pagën me kontratën e re te Bayern Munich appeared first on Telesport.
