Në emisionin “Biznes21” në TV21, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, dërguan mesazhe të qarta lidhur me dukurinë e ashtuquajtur “pagë në zarf”.
Risteski theksoi se pagesa e pagës në “zarf” përbën vepër penale dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe punëtorëve që t’i raportojnë këto raste, duke nënvizuar se Qeveria nuk do të mbrojë asnjë punëdhënës që shkel ligjin.
Nga ana tjetër, Trendafilov tha se publiku nuk duhet të sillet sikur nuk është i vetëdijshëm për këtë fenomen, duke theksuar se pagesa e punëtorëve “në zarf” është realitet në tregun e punës dhe një problem serioz që kërkon zgjidhje sistemore.
