
Gjithsej 1,013,375 votuesish kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahen të dielën e dy nëntorit, transmeton Portalb.mk.
Zgjedhjet për kryetar komune do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit , ndërsa zgjedhja e këshilltarëve do të përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit.
Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), 4,826 persona të sëmurë dhe të dobët janë regjistruar për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me numrin më të lartë të regjistruar në Kërçovë – 823.
Personat e sëmurë dhe të dobët, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak do të votojnë nesër.
Fushata zgjedhore përfundon në mesnatë dhe fillon heshtja, e cila do të zgjasë deri në orën 19:00 të dielën, kur do të mbyllen qendrat e votimit në komunat në vend ku po zhvillohet votimi në raundin e dytë.
Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Për raundin e dytë, shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir filloi shpërndarjen e 1.013.357 fletëvotimeve.

