Me dygolëshin e tij kundër Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski tani ka shënuar 11 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Polaku bëhet kështu lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme: Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona.

Ndryshe, Barcelona e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke bërë kështu një hap të madh drejtë gjysmëfinales së kësaj gare.