Rodri ka mbërritur pak më parë në Barcelonë, ku pasi të kryejë testet mjekësore, do të prezantohet ditën e nesërme si lojtari më i ri i katalanasve.

Mundo Deportivo zbulon se Barcelona do të paguajë 60 milionë euro direkt për kartonin e Rodrit te Manchester City plus 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh, gjithmonë në varësi të trofeve që do të fitohen dhe perfomancës së lojtarit.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2024, e nisi me një deklaratë të bujshme ku tha se do luajnë për çdo trofe të mundshëm.

“Jam i lumtur që jam këtu, kanë qenë disa ditë intensive dhe jam i emocionuar që jam këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Do të shkojmë për Ligën e Kampionëve dhe për gjithçka tjetër që na del përpara”, tha Rodri.

The post Rodri mbërrin te Barcelona dhe e nis direkt me deklaratë të fortë: Do luajmë për gjithçka që na del përpara appeared first on Telesport.