Rodri është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Gjatë prezantimit të tij zyrtar te Barcelona, Rodri zbuloi se Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij e parë, edhe pse Real Madrid ishte fillimisht pranë tij.

“Gjëja e parë që dua të them është se jam shumë i lumtur që jam këtu; është një ditë shumë e rëndësishme për karrierën time. Vendimi për t’u larguar nga City ishte i vështirë sepse është klubi që më ka dhënë gjithçka dhe jam mirënjohës që e kuptuan se ishte koha e duhur për t’u larguar. Barcelona ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua për sa i përket stilit të lojës dhe vlerave që përfaqëson. Barcelona ishte gjithmonë zgjedhja ime e parë. Kishte shumë arsye për të zgjedhur Barçën kur merr kaq shumë oferta; do t’i mbaj disa nga këto arsye për vete, por kryesisht vlerësova sfidën sportive”, tha Rodri.

Mesfushori spanjoll la të kuptohej se një nga arsyet e transferimit të tij te Barcelona është padyshim edhe trajneri Hansi Flick.

“Kam folur me Flick dhe ai më ka përcjellë entuziazmin e tij, gjë që më motivon të punoj me një trajner kaq të guximshëm. Besoj se në moshën time kam ende vend për përmirësim dhe ai mund të më ndihmojë me këtë”, shtoi Rodri.

The post Rodri prezantohet zyrtarisht te Barcelona dhe nxjerr bllof Real Madridin me deklaratën e tij appeared first on Telesport.