Cristiano Ronaldo është rikthyer dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme kundër Al Fateh. Superylli portugez pati probleme kryesore me Fondin e Investimeve Publike Arabe (PIF), ku edhe nuk mori pjesë si shenjë proteste në dy ndeshjet e kaluara, si me Al Ittihad, ashtu edhe në fitoren kundër Al Riyadh, për shkak të “padrejtësive” nga PIF dhe nga njëanshmëria te Al Hilal, të cilët e zyrtarizuan futbollistin francez Karim Benzema si transferimin e shtatë të afatit dimëror. Po ashtu, një nga arsyet ishte edhe mospagesa e rrogës së tij dhe e bashkëlojtarëve të tij.
Ish-lojtari i Real Madridit pritet të luajë në ndeshjen kundër Al Fateh më 14 shkurt, pasi kërkesat e tij u përmbushën nga PIF.
Kapiteni i Portugalisë, pasi që organi drejtues i përmbushi kërkesat e tij – kryerja e pagesave të vonuara dhe rikthimi i autonomisë menaxheriale të ekipit – do të jetë sërish pjesë e ekipit.
PIF mori masa dhe shkarkoi CEO-n (shefin) e ekipit saudit, José Semedo, dhe drejtorin sportiv Simão Coutinho.
“Liga Saudite është strukturuar rreth një parimi të thjeshtë: Çdo klub vepron në mënyrë të pavarur sipas të njëjtave rregulla,” tha SPL.
Al Nassr aktualisht është i dyti në Ligën Profesioniste Saudite, vetëm një pikë pas rivalit të përbetuar, Al Hilal.
The post Ronaldo del fitues edhe përballë Al Nassr appeared first on Alsat.
