“Mbappe dhe Messi janë pa asnjë dyshim lojtarë që i tejkalojnë statistikat dhe meritojnë të jenë golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve”. Ronaldo “Fenomeni” ka vlerësuar dy sulmuesit, protagonistë të këtij botërori. Ish-kampioni brazilian po ndjek ndeshjet së bashku me emra të mëdhenj të futbollit dhe, në një intervistë për “L’Equipe”, bëri një bilanc të parë të edicionit amerikan të Kupës së Botës.
“Mbappe më kujton veten në formën time më të mirë, – tha braziliani. – Stili i tij i lojës më kujton veten në kulmin e karrierës sime. Ai është një nga yjet e mëdhenj të futbollit modern dhe trashëgimtari natyral i legjendave të këtij sporti. Haaland ka instinktin realizues të Kane, forcën e Rooney dhe shpejtësinë e Ronaldos. Franca, Spanja dhe Argjentina luajnë futboll të shkëlqyer dhe janë shumë konkurruese, ndërsa Gjermania mbetet gjithmonë e rrezikshme. Ato janë rivalet kryesore të Brazilit në garën për titull”.
Messi dhe Mbappe janë tashmë golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve, duke kaluar Ronaldon. Për këtë, legjenda braziliane u shpreh: “Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe futbolli shkon përtej shifrave. Të dy e meritojnë të jenë më të mirët. Futbolli ka ndryshuar, fusha, topi dhe ritmi i lojës. Edhe Brazili nuk është më favoriti i padiskutueshëm, por mbetet një superfuqi e futbollit”.
The post Ronaldo kurorëzon Mbappe: Sa më shumë e shoh, aq më shumë më kujton kulmin tim appeared first on Telesport.
