Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messi, rivali i tij më i madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Europë.

Që të dy kanë fituar kampionatin në Spanjë dhe në Evropë – në Angli, Itali dhe Francë, teksa kanë fituar edhe me kombëtare, me Ronaldon që u shpall fitues i Kampionatit Evropian ndërsa Messi i Kupës së Botës.

Në një intervistë për La Sexta, Ronaldo sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Messin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve.

“Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo. Kur u pyet nëse bota do të sheh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Messit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur.

“Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, përfundoi ai.

The post Ronaldo: “Kush ju tha se kam probleme me Messin? Rekordet tona nuk i kap askush” appeared first on Telesport.