Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë.
Vendimi i tij vjen pas konferencës për shtyp të trajnerit të përfaqësueses dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga grumbullimi i kombëtares”, shkroi Ronaldo.
Ylli portugez nuk dha detaje mbi arsyet e largimit, por tha se do t’i bëjë ato publike në një moment të përshtatshëm.
“Në kohën e duhur, do t’ua them të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që motivuan largimin tim nga kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, vijon deklarata e tij.
Në fund, Ronaldo uroi sukses për Portugalinë dhe për të gjithë shokët e skuadrës, pa përjashtim.
“Tani është koha t’i uroj fat Portugalit dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, përfundoi Ronaldo.
