Ronaldo Nazario dhe Roberto Carlos kanë hapur një kapitull të ri në investimet sportive. Dy legjendat braziliane janë bërë pjesë e një grupi investimi që ka rënë dakord të blejë 80% të aksioneve të Inter de Limeira.
Një klub historik në Brazil, i krijuar 112 vite më parë dhë aktualisht bën pjesë në Serie C. Klubi konfirmoi marrëveshjen pas një mbledhjeje të asamblesë së përgjithshme, ku u miratua me një shumicë dërrmuese prej 53 votash pro dhe një kundër, krijimi i një shoqërie aksionere, ku në të do të bëjnë pjesë Ronaldo, Roberto Carlos si dhe biznesmeni i njohur vendas, Enrico Ambrogini.
Burimet mediatike nga Brazili sugjerojnë se projekti mund të përfshijë investime që arrijnë deri ën 100 milionë euro. Synimi kryesor është ngjitja e klubit në Serie B, e më pas në elitë.
The post Ronaldo Nazario dhe Roberto Carlos bëhen sërish bashkë, blejnë aksionet e klubit historik 112-vjeçar appeared first on Telesport.
