Ceremonia e “Topit të Artë” 2026, e zhvilluar në “Palladium Theatre” të Londrës, rezervoi emocione të shumta. Mes të ftuarve specialë ishte edhe legjenda braziliane Ronaldo Nazário, i cili pati nderin t’i dorëzonte çmimin Harry Kane. Përpara ceremonisë, Thierry Henry e pyeti brazilianin se cila gjeneratë futbollistësh ishte më e fortë, ajo e së kaluarës apo e sotmja.
“Besoj se gjenerata jonë ishte jashtëzakonisht e fortë. Këtu kemi disa fitues të ‘Topit të Artë’; Shevchenko, Owen, Figo, ti…, por edhe Del Piero, Totti e shumë futbollistë të jashtëzakonshëm. Është bukur të rikthehesh pas në kohë”, – u shpreh Ronaldo.
Vlerësimi për Francesco Tottin është i ndërsjellë. Ish-kapiteni i Romës, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, kishte treguar se do të kishte dashur të luante përkrah “Fenomenit”:
“Me kë do të kisha dashur të luaja? Me Ronaldon, Fenomenin. Ai ka shënuar 300, 400 gola, nuk e mbaj mend saktësisht sa, por mendoj se me mua pas shpine do të kishte shënuar trefishin. Besoj se të dy do të luanim me sy mbyllur”.
The post Ronaldo nga ceremonia e “Topit të Artë”: Gjenerata jonë si futbollistë ishte e jashtëzakonshme appeared first on Telesport.
