Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj deklaratave të ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Erik ten Hag.
Ten Hag ditë më parë e kritikoi yllin portugez, duke thënë se pas largimit nga Reali ai (Ronaldo) ishte lojtar i harxhuar.
Në episodin më të ri të emisionit “Football Uncensored”, gazetari britanik Piers Morgan tregoi se e kishte pyetur Ronaldon për komentet e Ten Hagut.
“Nuk mendoj se ia vlen të harxhoj fjalë për të”, raportohet të ketë thënë ylli portugez.
Marrëdhënia mes Ronaldos dhe Ten Hagut ishte e tensionuar gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Manchester Unitedit.
41-vjeçari Ronaldo dhe 56-vjeçari Ten Hag punuan së bashku tek Unitedi përgjatë edicionit 2021/22.
