Cristiano Ronaldo foli për fillimin e një epoke të re me Jorge Jesus në drejtimin e Portugalisë, duke vlerësuar edhe punën e ish-trajnerit Roberto Martínez. “Fitimi i ‘Nations League’ apo arritja e 1000 golave? Të dyja, 1000 golat dhe kombëtarja. Duam të provojmë ta fitojmë këtë edicion të Ligës së Kombeve, – deklaroi Ronaldo. – Është një epokë e re.
Dua të përgëzoj trajnerin Martínez për punën e shkëlqyer që bëri, edhe pse ishte nga një kombësi tjetër, gjë që është shumë e vështirë, dhe për sulmet e vazhdueshme që iu bënë. Tani është një epokë e re me trajnerin Jorge Jesus. Jam i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer. Ishte zgjedhja perfekte. Taktika të ndryshme, gjuhë e ndryshme. Të gjithë jemi me besim se gjërat do të shkojnë mirë”.
Në lidhje me kritikat ndaj tij, pavarësisht moshës 41-vjeçare dhe pas Botërorit të fundit, Ronaldo u përgjigj me ironi: “Disa kanaleve iu pëlqen të më sulmojnë dhe përpiqen të më vrasin, por nuk kanë asnjë mundësi. Do t’ia dilnin vetëm me një pushkë gjahu. Edhe atëherë do ta shmangia plumbin. Tashmë jam mësuar. Në ‘Dragão’ mund ta kuptoja për shkak të rivalitetit, por në ‘Da Luz’ jo. Fakti që nuk më pëlqejnë gjashtë persona nuk më prek”.
The post Ronaldo shpërthen ndaj kritikave: Përpiqen të më vrasin, por do t’ia dilnin vetëm me pushkë gjahu appeared first on Telesport.
