Unë kurrë nuk e kam urryer Inter. Nëse dikush foli, veçanërisht në atë periudhë, ai dikush nuk isha unë“. Është kjo deklarata e dhënë sot nga sulmuesi i Napoli, Romelu Lukaku. Ai shprehet se respekti për zikaltërit është ende i madh pavarësisht se marrëdhëniet me ish-shokët e tij janë përkeqësuar.

Lukaku e ka lënë pas të kaluarën dhe tani po shikon mundësinë e fitimit të titullit me Napoli. Për “Corriere dello Sport”, ai shpjegoi lidhjen e tij me Antonio Conte. Një trajner që ndryshoi rrënjësisht  “Big Rom” dhe e bëri atë të bëhej një sulmues i gjithanshëm pavarësisht fizikut të tij të rëndësishëm.

E urreja të luaja me shpinë nga porta. Te Chelsea ai ishte shumë i qartë: “Nëse nuk e përmirëson këtë aspekt, nuk mund të luash me mua”. Nuk kIsha altyernavitë tjetër, ndaj e falënderoj sepse ajo që ishte pika ime e dobët është kthyer në cilësi”, shpjegon Lukaku.

Mënyra e duhur për të arritur qëllimin mund të gjendet gjithmonë. Tani luajmë me dy sulmues, por deri vonë isha i vetëm në mes. Mundohem gjithmonë të jem dominant, nëse jam dominant shënoj golin dhe në çdo rast i ndihmoj bashkëlojtarët me vrapimet e tyre”, tha sulmuesi belg.

Big Rom sqaroi marrëdhënien e tij me José Mourinho, një trajner që i dha aq shumë, por me të cilin pati disa mosmarrëveshje gjatë eksperiencës së tij te Roma: “Absolutisht jo! Unë kurrë nuk do të flas keq për José. Te Roma ai nuk kishte një ekip të fortë, por ai shkoi deri në fund. I uroj gjithmonë më të mirat, ai po bën gjëra fantastike edhe në Turqi”.

Duke folur për të ardhmen, ai tha: “Mjedisi është vërtet stimulus. Këtu në Napoli gjithçka më kthen në ekip, te pasioni. Punonjësi i magazinës mbështet Napolin, ashtu si kuzhinieri. Energjia që njerëzit transmetojnë është e pabesueshme”.

The post Rrëfehet Lukaku: Nuk e kam urryer kurrë Inter, asnjë inat me Mourinho, ky është trajneri që më ndryshoi appeared first on Telesport.