Thievy Bifouma, një sulmues francez i natyralizuar kongolez, në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të njohura në Europë si Almeria, West Bromwich Albion dhe Stade Reims.

Në një deklaratë të dhënë së fundi në media ai zbuloi një histori absurde në lidhje me transferimin e tij te skuadra e Esteghlal Khuzestan, një ekip iranian. Transferimi ndodhi këtë verë.

Vura re se një nga ndeshjet e tyre të radhës do të ishte kundër Al-Nassr të Cristiano Ronaldos në Champions League të Azisë. Kështu që, që vendosa ta pranoj ofertën që më erdhi”, thotë Bifouma.

Kur mbërrita në vend, miku im Gael Kakuta më pyeti se ku isha dhe i dhashë vendndodhjen e hotelit, duke i thënë se do të ishim shokë skuadre”, shtoi Bifouma, që në fund zbulon edhe gabimin e tij.

Miku im më telefonoi dhe më tha se nuk kisha nënshkruar për Esteghlal FC, por për Esteghlal Khuzestan. Nuk e dija se kishte dy Esteghlal në Iran, përfundova në ekipin e gabuar”, tha Bifouma.

The post Rrëfimi qesharak: Doja të luaja kundër Cristiano Ronaldo, por firmosa për skuadrën e gabuar appeared first on Telesport.