Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa vështirësi, në kushte të mira dhe në rrugë të thata, njofton LAMM.
Qarkullimi në rrugët jashtë zonave urbane ka shënuar rritje të intensitetit. Në pikën kufitare Tabanocë është evidentuar frekuencë e shtuar për dalje nga vendi, ku pritjet arrijnë deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen vonesa të konsiderueshme, si për hyrje ashtu edhe për dalje.
LAMM apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në segmentet që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona me terren të paqëndrueshëm, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në drejtimet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Ndërkohë, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, mbetet i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në periudhën nga 21 nëntor 2025 deri më 31 mars 2026.
