Rreth njëqind banorë nga disa fshatra të Kërçovës protestuan kundër ndërtimit të një deponie të përkohshme mes fshatrave Reshtan dhe Trapçin Doll. Me pankarta “Nuk jemi deponia juaj” dhe “STOP helmimit masiv”, banorët deklaruan se askush nga pushteti lokal nuk i ka njoftuar për qëllime të tilla. Ata kërkuan nga kryetari i komunës së Kërçovë që të paraqesë një dokument zyrtar që vërteton se në atë lokacion nuk do të ndërtohet asgjë. Nga Komuna e Kërçovës mohojnë pretendimet për ndërtim të një “deponie” në atë lokacion.
“Kryetari ishte njoftuar se të nesërmen kërkojmë takim me të, por ai iku nga dritarja apo nga kanalizimi, nuk e di ku. Nuk u paraqit para nesh. Urgjentisht kërkojmë të gjejë një minutë kohë që të shohim nëse e ka fytyrën e bardhë dhe të japë dokument se këtu nuk do të ndërtohet asgjë”, tha një banor./Alsat.mk
The post Rreth njëqind banorë nga disa fshatra të Kërçovës protestuan kundër ndërtimit të një deponie të përkohshme appeared first on Alsat.
