Gazetar: Angell Dimovski

Karburantet shtrenjtohen ndjeshëm. Rritje më të madhe pësoi dizeli. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet me pakicë rriten për 14,27%. Dizeli rritet për 14,5 denarë për litër, ndërsa benzina shtrenjtohet për 5 denarë për litër.

Nga Komisioni Rregulltar i Energjtikës theksojnë se shtrenjtimi është rezultat i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në tregjet botërore, veçanërisht tek dizeli. Tregtarët kanë mundësi të shesin edhe me çmime më të ulëta se maksimumi i përcaktuar.

Komisioni Rregullator për Energjetikë

„Eurosuper BS-95: 79,50 den/l (+5,00 den)

Eurosuper BS-98: 81,50 den/l (+5,00 den)

Eurodizel: 85,50 den/l (+14,50 den)

Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 82,50 den/l (+12,50 den)

Mazut M-1 NS: 42,586 den/kg (+7,044 den)“

Qytetarët shprehen të revoltuar, thonë se presin gjatë për të mbushur karburant.

“Sa kohë pritët për të mbushur karburant? – rreth 20 minuta. Çfarë ju shtyu ta mbushni makinën? – duhet të shkoj në Ohër dhe nuk e di nëse do të ketë, thonë në Strugë nuk ka, në Sveti Nikollë nuk ka, për makinat bujqësore nuk japin në bidon. Unë kam edhe traktor, më thonë të shkoj në pompë 20 km larg dhe çfarë pastaj? Nuk e di deri kur do të vazhdojë kështu,” tha një qytetar.

“Po, por jo vetëm për shkak të kërcënimit për çmime më të larta, thjesht më duhej. Dëgjova mbrëmë se kishin pritur shumë gjatë,” u shpreh një tjetër qytetare.

“Isha gati pa karburant, prandaj. Nuk më shqetëson kjo, është normale që të ndodhin gjëra të tilla dhe nuk është zgjidhje të mbushësh rezervuarin plot,” tha një tjetër qytetar.

Pas paralajmërimit për rritje të madhe të çmimeve, qytetarët dolën masivisht për të mbushur karburant. Nëpër pompat e benzinës u krijuan radhë të gjata, ndërsa disa mbetën pa karburant.

Kryeministri para disa ditësh tha se nëse ka rritje dramatike të çmimeve, qeveria do të ndërhyjë në mbledhjen e rregullt të së martës. Ai shtoi se kanë disa opsione dhe se rezervat e naftës janë të mjaftueshme për mbi 60 ditë, duke i konsideruar të qëndrueshme për konsum ditor. /alsat.mk

The post Rritet ndjeshëm çmimi i karburanteve – Dizeli për 14%, ndërsa beznina për 5%, rradhë të gjata në pompat e benzinës appeared first on Alsat.