Tre javë para përfundimit të sezonit të rregullt, Partizani ka shkarkuar trajnerin Oltijon Kërnaja për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
“FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Partizani dëshiron të falënderoj Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të kuq.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Kërnajës, i cili zgjedh të falënderojë drejtuesit për besimine d hënë dhë tifozët për mbështetje dhe nuk bën asnjë polemikë.
“E gjitha nisi me nje postim te thjeshte , nje klub i madh si FK Partizani Albania ishte ne veshtiresi, vetem 1 gol i shenuar ne fund te renditjes, dhe pa pritur Presidenti Gaz Demi i beson nje djali te ri, shume kritika , shune mllef ndaj emrit, por me pune dhe perkushtim te gjithe me rradhe , nga punetori me i thjeshte deri tek futbollisti me i fundit, sigurisht duke perfshire dhe Stafin arritem te kthejme Partizanin ne lufte per Final 4.. Asnje se besonte por realiteti ky eshte Partizani eshte ne vend te 4 dhe ne.lufte per europe!
*Faleminderit presidenit per besimin e nje emri kaq te madh.
*Faleminderit tifozave # Guerrilsa Ultras Guerrils 08-09 FK Partizani UG Albania qe gjithmone me mbeshtet.
* Faleminderit çunave qe vrapuan pa fund per te arritur rezultate , qe asnje se besonte
* Faleminderit gjithe stafit per perkushtimin me ore te tera prane ekipit!
Krenar per ate qe kemi dhene ne fushe! #pmtpI juaji Olt Kernaja! Mirutakofshim”, mbyll reagimin e tij ish-trajneri i të kuqve.
The post Rrufe në qiell të hapur, Partizani shkarkon trajnerin tre javë para fundit të sezonit. Reagon Kërnaja: Faleminderit… appeared first on Telesport.
