Një ngjarje e rrallë dhe e frikshme ndodhi të martën në mesditë (24 shkurt) në Omaha, në SHBA, kur një pjesë e rrugës papritmas u shemb dhe “gllabëroi” dy automjete.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në internet në 24 orët e fundit, një makinë e kuqe dhe një kamionçinë prisnin në semafor kur brenda disa sekondave rruga u fundos dhe të dy automjetet u zhytën në tokë.

Shoferët arritën të dalin nga automjetet me ndihmën e kalimtarëve, dhe sipas policisë nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkaqet e shembjes së rrugës, ndërkohë që zona është bllokuar për arsye sigurie.