Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Një nga ekipet që është përfolur për interesin ndaj polakut ka qenë edhe Man. United. Ruben Amorim e sheh Lewandowski-n si një përforcim të mirë për sulmin.
Por, Sir Jim Ratcliffe, aksioner i rëndësishëm te “Djajtë e Kuq” ka dalë kundër trajnerit portugez dhe kundër transferimit të mundshëm të Lewandowski-t, edhe pse polaku do të vinte si lojtar i lirë.
“Daily Mirror” raporton se Ratcliffe është kundër ardhjes së Lewandowski-t për shkak të rrogës së madhe të polakut, rreth 540 mijë paunë në javë, por edhe për arsye sportive. Ratcliffe beson se polaku e ka mbyllur ciklin e tij në Europë dhe ardhja e tij do ishte një dështim i vërtetë.
Sipas raportimit në fjalë, Ratcliffe është i bindur se transferimi i Lewandowski-t do ishte gabim, njësoj siç ka ndodhur me transferimin për herë të dytë të C. Ronaldo, apo të emrave të tjerë të njohur si Raphaël Varane, Edinson Cavani dhe Bastian Schweinsteiger. Këto lëvizje të gabuara në merkato i kanë kushtuar klubit miliona euro.
The post Ruben Amorim kërkon Lewandowski-n, Jim Ratcliffe del kundër për dy arsye appeared first on Telesport.

