Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë javë, përpara se të udhëtojë në Sllovaki dhe Hungari, tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Rubio do të vizitojë Mynihun nga e premtja deri të dielën për të marrë pjesë në takimin vjetor, i konsideruar si forumi kryesor në botë për politikën ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Më shumë se 60 udhëheqës botërorë dhe rreth 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të marrin pjesë në konferencën treditore në kryeqytetin bavarez.
“Pas konferencës, Rubio do të qëndrojë në Evropë dhe do të vizitojë Sllovakinë dhe Hungarinë më 15 dhe 16 shkurt”, sipas Departamentit Amerikan i Shtetit.
Në Bratislavë, Rubio do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar prioritetet e përbashkëta të sigurisë.
Ndalesja e tij në Budapest pritet të përfshijë bisedime mbi një partneritet energjitik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hungarisë
