Duke folur në një aktivitet në Uashington, Rubio tha se SHBA-të ishin të angazhuara në një mision që synonte “marrësin më të madh të pengjeve në botë, sponsorin kryesor të terrorizmit në botë – regjimin në Iran”.

Ai thotë se objektivat e misionit janë të qarta dhe përfshijnë shkatërrimin e “aftësisë së këtij regjimi për të lëshuar raketa… shkatërrimin e fabrikave që prodhojnë ato raketa dhe shkatërrimin e marinës së tyre”.

“Jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim”, tha ai.

“Çdo ditë ky regjim në Iran ka më pak raketa, më pak lançues, fabrikat e tyre po funksionojnë më pak dhe marina e tyre po shkatërrohet sistematikisht.”

The post Rubio zbulon planin amerikan për Iranin: “Jemi në rrugën e duhur” appeared first on Alsat.