Pas tërmetit prej gati 9 balllësh, rajoni i Rusisë, përkatëissht Kamçata tashmë disa ditë përballet me vullkanë aktiv dhe me intenzitet të lartë.

Akademia e Shkencave në Rusi ka njoftuar sot se të paktën 6 vullkane janë aktive, por më i rrezikshmi prje tyre ai në Kamçata. Copëzat nga shpërthimi i tij kanë arritur deri në 10 kilometra radius. Autoritetet ruse kanë dalë me thirrjen ndaj banorëve lokal që të mos lëvizin pa nevojë, të shmangin ecjet nëpër mal dhe të mos mblidhen në hapësira publike.

Më 30 korrik rajoni i Rusisë u godit nga një termet prej gati 9 ballësh, më i madhi në 15 vitet e fundit. Sipas emergjencës civile, nuk ka viktima por janë regjistruar dëme të mëdha materiale. Lëkundjen u ndjenë edhe në Japoni e SHBA. Rajonet e këtyre dy vendeve u përgatiten për cunami si pasojë e trazimit të Oqeanit Paqësor. Banorët e zonave të rrezikuara vazhdojnë të mbahen të evakuuar.

 

The post Rusi/ Pas tërmetit të fuqishëm Kamchatka përballet me vullkanë aktiv appeared first on Alsat.