Piloti britanik George Russell me Mercedes fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Shangai, në Kinë. Kryesuesi i botërorit të Formula 1 bëri një paraqitje të mirë në një minigarë (19 xhiro) që dhuruan emocione nga fillimi deri në fund.

Në 6 xhirot e para ai dueloi “rrotë më rrotë” me dy makinat Ferrari, që u ngjitën të dyja në podium, me Charles Leclerc (i dyti) që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i treti). Më pas, Russell e ruajti kreun edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë.

Në vendin e katërt u rendit kampioni në fuqi, britaniku Lando Norris me McLaren e më pas Kimi Antonelli me Mercedes. Piloti italian mori një penalitet prej 10 sekondash për një aksident në start, që e la jashtë podiumit. I gjashti doli Oscar Piastri me McLaren.

Vetëm i nënti holandezi Max Verstappen me Red Bull, që bëri një start shumë të keq, përfundoi i 14-ti dhe më pas luftoi për të fituar pozocione. Ai u rendit pas Liam Laëson e Olivier Berman (vendet 7-8 dhe të fundit që fituan pikë).

Ajo që ra në sy në këtë garë sprint ishte sërish starti i shkëlqyer i dy makinave Ferrari, që rikuperuan shumë pozicione kur u fikën dritat e kuqe. Gjithsesi, “kokëkuqja” nuk arrin të mbajë ritmin e Mercedes, që pas 6-7 xhirosh u shkëput me Russell.

The post Russell fiton garën sprint në Kinë, në podium edhe dy makinat Ferrari, zhgënjen Verstappen appeared first on Telesport.