George Russell me Mercedes fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën holandeze e Zandvoort, duke u rikthyer protagonist në botërorin e Formula 1. Një botëror që rikthehet pas pushimeve verore, me dominimin e pilotit britanik, në një garë pa shumë surpriza.
Britaniku e nisi garën nga “pole” dhe e ruajti vendin e parë deri në fund të 24 xhirove. Shkëndija e vetme e kësaj gare erdhi në xhiron e 18-të, kur monegasku i Ferrari, Charles Leclerc, parakaloi Lando Norris me McLaren, duke u ngjitur në vendin e dytë.
Ndërsa kampioni i botës në fuqi u rendit në vendin e tretë, duke përballuar sulmet e Kimi Antonelli. në fund të garës Kryesuesi i Botërorit u klasifikua në vendin e katërt, duke lënë pas Oscar Piastri (vendi 5), Max Verstappen (vendi 6) dhe Lewis Hamilton (vendi 7).
Një garë pa shumë emocione edhe pse pilotët ishin pranë njëri-tjetrit. Interesant fakti se gara përfundoi pikërisht kur nisën pikët e para të shiut, në kthesat e fundit. Leclerc ishte i vetmi nga pilotët e kreut që garoi me goma të buta, duke arritur të fitojë një pozicion.
Parakalaimi i Leclerc ndaj Norris – Video
The post Russell triumfon në garën sprint të zhvilluar në Zandvoort, Leclerc parakalon Norris dhe renditet i dyti appeared first on Telesport.
