Rutte vizitë zyrtare në Shkup, e majta e pret në Kuvend me pankartë “NATO vret për fitim”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë axhendës së sotme në Shkup, vizitoi presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shkoi në Parlament, ku deputetët e majtë e pritën me një mesazh.

Ata shpalosën një banderolë të madhe përpara podiumit, ku shkruhej “NATO vret për fitim”. Në axhendën e Rutte ishte fjalimi i tij para anëtarëve të parlamentit, por duket se u përball me një surprizë të papritur.

Kjo është vizita e parë e Rutte në Shkup si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai ishte në nëntor 2021 si Kryeministër i atëhershëm i Holandës.