Disa shkrimtarë kanë botuar një libër të titulluar “Si të jetosh për të qenë njëqind vjeç”, në të cilin u shpjegojnë lexuesve se sa dhe si duhet të ushtrohen në varësi të moshës së tyre.
Të njëzetat tuaja
Në të njëzetat, trupi juaj funksionon në mënyrë perfekte edhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm. Megjithatë, kjo nuk është mirë në planin afatgjatë.
Në të njëzetat, duhet të siguroni themelet kur bëhet fjalë për muskujt, të cilët do t’ju ndihmojnë në vitet e mëvonshme. Autorët e librit të lartpërmendur këshillojnë të ushtroheni tre deri në pesë herë në javë dhe të përqendroheni në “ngritjen e peshave” dhe stërvitjen e forcës.
Në të tridhjetat
, duhet të provoni diçka të re dhe të lëvizni të gjitha grupet e muskujve. Autorët këshillojnë të vazhdoni të ushtroni tre deri në pesë herë në javë, por në vend të stërvitjes së forcës dhe ngritjes së peshave, përqendrohuni në vrapim, not, yoga, tai chi, vallëzim, çiklizëm dhe shtrirje.
Të dyzetat
Në të dyzetat, fillon beteja kundër dhjamit të barkut dhe humbjes së muskujve. Kjo është arsyeja pse duhet të riktheheni te ngritja e peshave dhe të jeni fizikisht aktiv sa më shpesh të jetë e mundur.
Vitet pesëdhjetë
Edhe pse vitet pesëdhjetë shpesh sjellin dhimbje dhe dhembje, mos lejoni që kjo t’ju dekurajojë. Dëgjoni trupin tuaj dhe përshtatni llojin e stërvitjes që bëni. Ndër më të njohurat janë noti, joga dhe Pilates.
Vitet gjashtëdhjetë.
Është koha të vërtetojmë se mosha është vetëm një numër. Prandaj, kthehuni në palestër me gjithë energjinë dhe ngrini pesha, kërceni Zumba ose regjistrohuni për aerobik në ujë.
Vitet shtatëdhjetë
Ushtrimet e rënda ndërpriten, por ju prapëseprapë duhet të qëndroni aktivë. Ngrini krahët dhe këmbët me një brez elastik dhe shtrirja do t’ju mbajë vitalë dhe do të zvogëlojë dhimbjen që grumbullohet në organizmat pasivë.
The post Sa dhe si duhet të stërviteni në varësi të moshës suaj? appeared first on Alsat.

