Nëse tifozët e Real Madridit po presin emrkaton e janarit për të përmirësuar ekipin aktual në repartet ku ka më shumë nevojë, duhet të presin deri në verë.
Florentino Perez beson se Xabi Alonso ka në dispozicion një ekip të kompletuar dhe nuk do të bëjë asnjë afrim gjatë merkatos dimërore, sipas asaj që raporton “Cadena SER”.
Edhe pse Alonso ka kërkuar një përforcim në mbrojtje dhe një në mesfushë, trajneri bask duhet të gjejë zgjidhje brenda grupit që ka në dispozicion. Përsa i përket shitjeve, pritet të ketë vetëm një ose disa huazime, por jo shitje përfundimtare.
Një nga emrat e parë që dihet se do të largohet 100% është Endrick. Braziliani do të huazohet te Lyon deri në fund të sezonit.
The post Sa lojtarë do të transferohen në merkaton e janarit? Real Madrid merr vendimin befasues appeared first on Telesport.
