Arrigo Sacchi komentoi situatën e kombëtares së Italisë. Për “Gazzetta dello Sport” nënvizoi: “Nuk mund ta imagjinoj që Italia të mos kualifikohet në Botërorin e radhës, por duhet të zgjohemi. Nuk mund të luajmë si në pjesën e dytë me Norvegjinë. Në një situatë të tillë, e vetmja zgjidhje është puna”.
Ai shprehu zhgënjim: “Pashë gabime individuale dhe kolektive që nuk mund të ndodhin në këtë nivel. Mbrojtësit kanë bërë gjithçka gabim; dikush ktheu shpinën nga kundërshtari që harkonte topin, dikush e la Haaland të gjuante lirshëm, dikush dështoi te pasimet, dikush u mashtrua nga finte kundërsulmi. Duhet t’i kuptojmë limitet tona me shumë përulësi. Flitet për module, skema dhe taktika sulmuese, por duhet të punojmë mbi konceptet bazë”.
Për Gattuson: “Ka fituar 5 ndeshje dhe humbi një me një skuadër më të fortë se Italia. Norvegjia tani është superiore. Nëse nuk e kuptojmë, do ta përplasim gjithnjë kokën në mur”. Për “play off”-et: “Nuk kam frikë, por shoh shumë paqartësi. Pas disfatash të tilla, morali duhet rindërtuar. Presionet përpara ndeshjeve vendimtare mund të jenë shumë të rënda për këtë ekip”.
The post Sacchi i ashpër me Italinë: Mbrojtësit bënë gabime pa fund, kështu nuk shkohet larg… appeared first on Telesport.

