Kreu aktual i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki ka shpallur kandidaturën si kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale të tetorit, përcjell TV21. Sadiki thotë se ka vendosur edhe një herë të kërkojë besimin e qytetarëve.
“Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit. Gjatë këtyre mandateve të kaluara, me mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që më keni dhënë, un dhe ekipi im profesional kemi arritur të realizojmë projekte të shumta që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën në komunën tonë. Kam qenë i përkushtuar që të punoj pa ndërprerje, duke vënë gjithmonë interesin e qytetarëve në radhë të parë”, ka shkruar mes tjerash Sadiki.
