Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki tha se me mjetet që janë paraparë të ndahen nga Qeveria, komunës që ai udhëheq i takojnë rreth 3 milionë euro dhe me këto fonde, do të ndërtohet ura në Batincë.
“Në këtë fazë pritet që të na takojnë dikur rreth 184 milionë denarë që i bije afër 3 milionë euro dhe ne kemi bërë një listë të projekteve që do të konkurrojmë për këto mjete dhe si projekt i parë e kam bërë rikonstruimin e rrugës dhe ndërtimin e urës në fshatin Batincë. Ky projekt nuk e ka vetëm ndërtimin e urës pasia ty do të bëhen 3 km asfaltim i rrugës, do të ndërtohet ura dhe e njëjta do të të lidhet me rrugën regjionale”, tha Sadiki.
