I ftuari i radhës në podkastin Versus në Telesport do të jetë Armando Sadiku.

Heroi i ndeshjes me Rumaninë në Kampionatin Europian 2016, ku shënoi golin e Shqipërisë në fitoren tonë të parë në një turne kaq të madh, ka zhvilluar një bisedë të gjatë me gazetarin Anton Cicani.

Sulmuesi aktualisht luan në Indi, aty ku ka shumë për të rrëfyer, sepse është një vend me shumë detaje interesante nga jeta e përditshme.

Pse vendosi të rrezikonte karrierën duke u transferuar në Bolivi? A kishte ndonjë arsye jashtë sportit? Duket se po, por këtë do ta merrni vesh të hënën, kur episodi ynë i radhës të publikohet në Youtube.

Cili është mendimi i Sadikut për Armando Brojën? “Mora në telefon babain tim dhe i thashë një gjë për të pas stërvitjes”. Cili është, sipas tij, ndryshimi i Shqipërisë aktuale me atë të vitit 2016? Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i ndiqni në kanalin Telesport në Youtube.

Nëse doni të mbështesni podkastin tonë, ju ftojmë të klikoni Subscribe që të rritemi akoma dhe më shumë: TELESPORT

The post Sadiku në podkastin Versus: “Kur pashë Brojën për herë të parë, telefonova tim atë! Kam bërë një parashikim…” appeared first on Telesport.