Koalicioni VLEN mbrëmë mbajti tubim në Komunën e Likovës, të cilën e synon me kandidaturën e Nexhmedin Sadikut për kryetar. Ai duke folur para qytetarëve, premtoi se do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur, pasi siç u shpreh, shumë banorë të Likovës ende jetojnë si në mesjetë. Jemi të detyruar që këtë ta ndalim dhe njerëzve t’u japim shpresë, u shpreh Sadiku.
“Unë jam i bindur se ekipi ynë, së bashku me qeverisjen qendrore, do ta bëjmë të mundur realizimin e shumë projekteve të cilat do t’i sjellin banorëve të komunës sonë, mirëqenie, zhvillim dhe përfundimisht do ta ndalim migrimin e popullatës”, tha Nexhmedin Sadiku.