Anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, foli për aventurën e tij në Itali, ku ka luajtur me kuqezinjtë, Romën dhe Bologna. Për kalimin nga Belgjika në Itali, ai tha: “Dy ose tre muajt e parë, të them të drejtën, pyesja veten çfarë po bëja në Milano. Tek Anderlecht niveli është shumë i lartë, por nuk krahasohet me Serinë A.

Në Belgjikë, ndonjëherë gabonim pasime ose bënim gabime teknike dhe nuk ishte problem. Këtu kuptova se edhe një pasim i gabuar mund të të kushtojë humbjen dhe kjo nuk pranohet. Ishte shumë e vështirë në fillim, sepse isha shumë i ri dhe nuk e kuptoja këtë nivel kërkese të Milanit.

Gradualisht kuptova përgjegjësitë e mia dhe u përshtata. Jam shumë mirënjohës ndaj Paolo Maldinit dhe Stefano Piolit që më dhanë kohë të rritesha. Sot, po të kthehesha pas, do ta zgjidhja transferimin në Milano edhe 1000 herë. Milano është si shtëpia ime, Milani është si shtëpia ime”.

Për rëndësinë e besimit nga klubi: “Besimi i njerëzve të rëndësishëm bën diferencën. Edhe te Bologna, Thiago Motta më kuptoi dhe më dha qetësi për t’u ndërtuar hap pas hapi. Kjo ka bërë ndryshimin në rrugëtimin tim”.

The post Saelemaekers: Tashmë Milani është si shtëpia ime, j jam mirënjohës Maldinit dhe Piolit appeared first on Telesport.