MBP njofton se për një javë janë evidentuar 19.066 shkelje nga sistemi “Safe City”. Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve numri më i madh, janë për shpejtësi më të madhe se e lejuara. Për kalim në semafor të kuq 220 shkelje, ndërsa për drejtim të automjetit pa regjistrim janë konstatuar 674 shkelje. Po ashtu janë shqiptuar 653 masa ndalesë për drejtim me automjetin prej të cilëve 220 janë për kalim në semafor të kuq dhe 433 për drejtim të automjetit me shpejtësi të madhe. Prej hyrjes në fuqi të sistemit Safe City, pjesa më e madhe e shkeljeve janë regjistruar në javën e parë të hyrjes në fuqi të sistemit, ndërsa mesatarja sipas MPB-së konsiderohet 706 shkelje në ditë. Pjesa më e madhe e shkeljeve, janë regjistruar në rajonin e Qytetit të Shkupit, që përbën 63 për qind të numrit të përgjithshëm i shkeljeve, ndërsa më së paku në rajonin e Tetovës. /Alsat.mk
The post Saf City, për një javë 19.066 shkelje appeared first on Alsat.
