Mohamed Salah po bëhet gati për t’u larguar nga Liverpool. Në një intervistë për TNT Sports, egjiptiani ka thënë se dëshira e tij e vetme është që tifozët e kuq ta mbajnë mend si një lojtar që nuk u kursye për asgjë.

“Dua që tifozët të kujtojnë se i dhashë të gjitha për këtë klub dhe qytet. Nuk jam treguar kurrë si lojtar dembel, thjesht e shijova futbollin tim deri në maksimum”.

“Unë dua që tifozët të kujtojnë se isha këtu për tetë vjet dhe se i dhashë të gjitha nga vetja ime. Nëse qëndroj këtu, do të mendoj për thyerjen e rekordeve, por nuk e di… Për momentin po mendoj vetëm për të fituar Premier League”.

The post Salah jep “amanetet” e fundit para largimit: Dua që tifozët të më kujtojnë jo si dembel, por si lojtari që… appeared first on Telesport.