Mohamed Salah në verë pritet të largohet nga Liverpool, pasi është në 6 muajt e fundit të kontratës dhe nuk pritet që të firmosë kontratën e re me klubin e kuq.

Në një intervistë për Sky Sports, ai deklaroi: “Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ka ndonjë zhvillim për kontratën time, kështu që mund të them se po vjen fundi im këtu”.

Tri klubet e interesuara për të janë PSG, Al Hilal dhe Juventus. Salah mund ta konsiderojë kalimin në Paris, sepse aty i garantohet vendi i titullarit duke luftuar për Champions League.

Edhe një rikthim në Itali do të ishte skenar i pranueshëm për egjiptianin. Ai më parë ka luajtur te Fiorentina. Al Hilal, ndërkohë, është gati t’ia plotësojë çdo dëshirë, duke i ofruar 100 mln euro në vit.

The post Salah po largohet nga Liverpool dhe ka 3 vende ku mund të transferohet në verë appeared first on Telesport.