Më 28 gola dhe 18 asiste në 34 ndeshje, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah është simboli i triumfit të Liverpool në Premier League këtë sezon. Sukses që erdhi pas fitores 5-1 ndaj Tottenham ditën e diel.

Është e pabesueshme të fitojmë me tifozët tanë. Është 100% më mirë se herën e fundit. Tani kemi një grup të ndryshëm, kështu që të tregojmë se mund ta bëjmë përsëri është diçka e veçantë“, tha për Sky Sports, Mohamed Salah.

Egjiptiani vlerësoi jashtëzakonisht shumë punën e trajnerit Arne Slot, në sezonin e tij të parë në këtë klub. “Ai është shumë i ndershëm. Holandezët janë mjaft të fortë, por ai na e bëri jetën më të lehtë. Jam i lumtur që fituam këtu në Anfield”, tha Salah.

Mund t’i shihni shifrat e këtij sezoni dhe meritë për këtë ka edhe trajneri. Nuk kam pse të mbrohem aq shumë tani, taktikat janë mjaft të ndryshme. Bisedova me trajnerin e ri kur erdhe dhe ai më dëgjoi”, shtoi egjiptiani.

Salah zbulon kërkesën që i bëri Slot: “I thashë atij për sa kohë që më lë të pushoj në mbrojtje, unë do të kujdesem për sulmin. Kështu që, jam i lumtur që e bëra këtë. Ai më dëgjoi dhe mund t’i shihni rezultatet”.

Kur luan në Premier League duhet të dish si të mbrohesh, por i thashë se mund të vëmë bast se do të bëja disi diferencën. Shifrat e mia të asistimeve tregojnë se mund të krijosh raste edhe në këtë mënyrë”, tha Mohamed Salah.

The post Salah: Shifrat e mia të këtij sezoni flasin vetë, ja çfarë i thashë trajnerit kur erdhi këtu appeared first on Telesport.