Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat, po qëndron në Kroaci në kuadër të delegacionit parlamentar të kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku po zhvillohen takime zyrtare me përfaqësues të lartë të institucioneve kroate.

Gjatë vizitës në Zagreb, në kuadër të agjendës zyrtare, është zhvilluar takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Salih Muratit, gjatë takimit është vlerësuar Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik, e nënshkruar në muajin maj. Ai bëri të ditur se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve gjatë vitit 2025 ka tejkaluar 337 milionë euro, ndërsa investimet kroate kanë arritur rreth 145 milionë euro.

Kryeministri Plenković ka rikonfirmuar mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të vizitës, delegacioni ka zhvilluar gjithashtu takime për çështjet e integrimit evropian, fondet e BE-së dhe bashkëpunimin institucional. Salih Murat ka realizuar edhe një takim me kryetarin e Këshillit të Pakicës Turke në Zagreb, Bari Ahmet, ku është diskutuar për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe identitetit turk në Kroaci.

Në takim ishte i pranishëm edhe Fuat Korkmaz, drejtor i Institutit Yunus Emre në Zagreb.

Vizita synon forcimin e marrëdhënieve parlamentare dhe institucionale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në rrugën drejt integrimit evropian.

The post Salih Murat nga Zagrebi: Takim me kryeministrin kroat Plenković, në fokus mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut! first appeared on .