Ekipi i San Antonio Spurs u shpall sot kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA. Në finalen e shtatë dhe të fundit, ata mundën 111-103 Oklahoma, duke i zbritur nga froni dhe rikthehen në “The Finals” pas 12 vitesh.

Edhe pse Oklahoma luante në fushën e saj, nuk arriti dot të fitojë dhe mbrojë titullin. Në fund të një sfide të ekuilibruar dhe me rivalitet, Spurs arritën të triumfojnë dhe ngrejnë lart trofeun.

Francezi Victor Wembanyama, që sot realizoi 22 pikë, u shpall MVP i finaleve të Konferencës së Perëndimit. Ai u mbështet sot edhe nga Julian Champagne me 20 pikë, por 7 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë.

Për Oklahoma shkëlqeu i zakoshmi Alexander Shai, që realizoi 35 pikë, por nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Kështu, Thunder mbyllin këtu sezonin.

Duke nisur nga 3 qershori, do të fillojnë finalet play off, me Spurs që do të ketë faktorin fushë në favor. Ata do të duelojnë për titullin ndaj New York Knicks, kampionë në Lindje.

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland, (4-0)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio, 103-111 (3-4)

The post San Antonio eliminon kampionët e Oklahoma dhe merr kurorën në Perëndim, duel me New York për titullin e NBA appeared first on Telesport.