Ekipi i San Antonio ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 124-112 ndaj Clippers. Të gjithë titullarët e Spurs realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Wambanyama, me 32 pike e 11 rebound.

Fiton edhe skuadra kampione e New York, që mposhti 102-99 Minnesota jashtë fushe, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Për miqtë u dallua Towns me 22 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Brunson me 21 pikë.

Tjetër humbjen për Golden State, që u mund 126-98 nga Memphis. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 49 pikë. Fiton edhe skuadra e Portland, që falë 33 pikëve të Damian Lillard mundi 124-114 Milwaukee.

NBA-Rezultatet e sotme

Memphis – Golden State, 126-98

Milwaukee – Portland, 114-124

Minnesota – New York, 99-102

San Antonio – Clippers, 124-112

The post San Antonio “leksion” Clippers dhe ngjitet në krye në Perëndim, fitore edhe për New York e Memphis appeared first on Telesport.