San Antonio fitoi sot 127-95 në fushën e Milwaukee duke iu afruar shumë kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Wembanyama me 23 pikë e Castle me 22 pikë u dalluan për Spurs, që korrën suksesin e 56-të sezonal në NBA.
Jashtë fushe fiton edhe Detroit, që mundi 109-87 Minnesota dhe udhëheq renditjen në Konferencën e Lindjes. Kolektiviteti ishte “arma” më e fortë e Pistons, me 7 basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë (Jalen Duren me 18 pikë më i miri).
Rikthehet te fitorja ekipi i Phoenix, që mundi 134-109 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Jalen Green me 31 pikë. Fitore në frymën e fundit për Memphis, që mundi 125-124 Chicago (Coëard 24 pikë), ndërsa Atlanta mundi 123-113 Sacramento (Walker 27 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Milwaukee – San Antonio, 95-127
Minnesota – Detroit, 87-109
Charlotte – Philadelphia, 114-118
Atlanta – Sacramento, 123-113
Memphis – Chicago, 125-124
Phoenix – Utah Jazz, 134-109
The post San Antonio mund Bucks dhe synon kreun në Perëndim, ekipi i Detroit mbetet lider në Lindje appeared first on Telesport.
