Fitorja e tretë radhazi për San Antonio, që mundi 135-126 Atlanta. Një ndeshje spektakolare. De’Aron Fox me 26 pikë e Keldon Johnson me 25 pikë bënë diferencën për Spurs, ndërsa 38 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë.

Pas kohës shtesë triumfoi skuadra e Philadelphia, që mundi 123-114 Milwaukee jashtë fushe. Mungesa e Antetokounmpo u ndje për vendasit (Rollins 32 pikë), ndërkohë që për miqtë shkëlqeu Tyrese Macey, autor i 54 pikëve.

Fiton edhe Orlando, që mposhti 129-101 Clippers, ndeshje ku diferencën e bëri stoli i Orlando, nga ku erdhën 47 pikë. Ndërsa Memphis, falë 50 pikëve të dyshes Aldama-Landale, mposhti pa probleme ekipin e Sacramento me rezultatin 137-96.

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Clippers, 129-101

Memphis – Sacramento, 137-96

Milwaukee – Philadelphia, 114-123

San Antonio – Atlanta, 135-126

The post San Antonio rikthehet protagonist, Milwaukee ndalet pas kohës shtesë, fitojnë Orlando e Memphis appeared first on Telesport.